Të nderuar anëtarë, dashamirës të psikologjisë, pedagogë dhe studentë, punonjës të shëndetësisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të organizatave!

Të nderuar qytetarë!

Shëndeti Mendor është kthyer në një problem mbarëbotëror veçanërisht pas pandemisë dhe padyshim, Shqipëria nuk mbetet pas.
Individët që kërkojnë ndihmë tek psikologu janë dyfishuar në vendin tonë, por sërish mbeten me qindra raste të cilët:
• Nuk i kapin problemet në kohë dhe i neglizhojnë;
• Kanë turp të shkojnë tek psikologu;
• Mendojnë se problemet do të zgjidhen vetë me kohën;
• Këshillohen me të afërmit dhe shoqërinë e nuk kërkojnë ndihmën e profesionistëve;
• Përdorin medikamente të parekomanduara nga psikiatri, etj etj.

Në ditën Botërore të Shëndetin Mendor, Urdhri i Psikologut ju fton të gjithëve në aktivitetin me temë:
“SYTË NGA SHËNDETI MENDOR”

Aktivitetin do ta nisim nga Sheshi “Skënderbej” dhe do të vijojmë të ecim në drejtim të Sheshit “Nënë Tereza” me mesazhe sensibilizuese në duar.

Ju ftojmë të gjithëve, ditën e hënë, datë 10 Tetor, ora 11:00, të na bashkoheni.
Merrni pak minuta nga dita Juaj dhe bashkohuni me ne! Askush nuk është imun ndaj këtyre problematikave.
Bashkë bëhemi zë shumë më i fortë!