Botime

 

i

Raporti Vjetor 2017 – Urdhri i Psikologut – Shqip

i

Annual Report 2017 – Order of Psychologists – English

i

Raporti Vjetor 2018 – Urdhri i Psikologut – Shqip

i

Annual Report 2018 – Order of Psychologists – English

i

Raporti Vjetor 2019 – Urdhri i Psikologut – Shqip

i

Raporti Vjetor 2019 – Urdhri i Psikologut – English

KODI I ETIKËS DHE DEONTOLOGJISË I PSIKOLOGËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Pjesëmarrja e psikologut në procese të drejtësisë për të mitur

Broshura informuese për gjyqtarë e prokurorë

Fletëpalosje për gjyqtarët e SEKSIONEVE CIVILE

Fletëpalosje për gjyqtarët e SEKSIONEVE FAMILIARE

Fletëpalosje për GJYQTARET në procesin penal ME TË MITURIT

Fletëpalosje për PROKURORET në procesin penal ME TË MITURIT

REZULTATET E PËRPUNUARA TË SHËRBIMIT “PSIKOLOGËT SHQIPTARË ONLINE! SHËRBIM PSIKOLOGJIK PA PAGESË!” COVID – 19

23.03.2020 – 10.05.2020

 

Në kuadër të vështirësive të krijuara për shkak të pandemisë, Urdhri i Psikologut aktivizoi menjëherë anëtarët e tij, për të ofruar konsulta psikologjike pa pagesë. Duke qenë se mundësitë tona financiare, siç ju jeni në dijeni, janë shumë të kufizuara, nuk mundëm dot të krijonim një linjë të dedikuar me operator që do t’i pergjigjeshin telefonatave. Në këto kushte, për të vepruar shpejt dhe për të qenë menjëherë në shërbim të qytetarëve, 130 psikologë u ofruan të publikonin numrat e tyre personal të telefonit, në mënyrë që të kishin kontakte me qytetarët. Listat emërore me numrat e publikuara, u bënë prezente, jo vetëm në rrjetet tona sociale e faqen e ëeb, por edhe në mediat vizive dhe të shkruara. 

Urdhri i Psikologut, nën moton “Psikologët Shqiptarë Online! Shërbim psikologjik pa pagesë!” ofroi shërbim nga e hëna në të shtunë, në dy fasha oraresh 10.00-12.00 dhe 17.00-19.00 nga data 23 mars deri më 10 maj 2020. 

Shërbimi psikologjik, i cili ishte i pari që nisi në rajon në këtë formë, u pasqyrua në revistën periodike të Federatës Europiane të Psikologëve, si dhe u përqafua si model edhe nga vende të tjera të rajonit, të cilët, vlen te theksohet, edhe pse janë më të shumtë në popullatë, patën përfshirje vullnetare të psikologëve në shifra më të ulta se Shqipëria. 

Është kënaqësi të ndajmë me ju faktin se për të dytën herë rradhazi, në një kohë shumë të shkurtër pas tërmetit të 26 nëntorit, komuniteti i psikologëve shqiptarë ka treguar përgjegjshmëri dhe vullnet për t’u admiruar, në mënyrën se si ju bashkua menjëherë thirrjes për shërbim vullnetar. 

 

Çdo darkë, monitorues të grupeve me 10-15 psikologë mblodhën të dhënat e ardhura nga telefonatat në raporte të standardizuara dha ja vunë në dispozicion zyrës qëndrore të UP, që përmblidhte në një raport të vetëm ditor, të dhënat e ardhura nga gjithë Shqipëria. 

Në gati 50 ditë shërbim pa pagesë, kemi marrë 756 telefonata për konsulta psikologjike. Shifra është e lartë, duke marrë në konsideratë faktorët kulturorë për qasjen ndaj psikologut.  

Ne kemi përpunuar me kujdes të gjitha të dhënat e përftuara dhe sot kemi  kënaqësinë të ndajmë me ju rezultatet e një quasi studimi, të realizuar nga Urdhri i Psikologut. Do gjeni në brendësi të tij të dhëna shumë domethënëse dhe rezultate, të cilat ne mendojmë se janë shtysë e fortë për të nisur ndërtimin e politikave të qëndrueshme sociale mbi shëndetin mendor. 

Më lejoni që sot, në mesin e muajit të shëndetit mendor, Urdhri i Psikologut t’ju prezantojë këto të dhëna, të cilat janë këmbanë alarmi për ne, profesionistët e shëndetit mendor. 

 

Bashkëngjitur rezultateve të përpunuara, do të gjeni edhe një material të shkurtër me rekomandime të nxjerra nga përpunimi i të dhënave. Ne vlerësojmë se, duhet të kthejmë sytë nga shëndeti mendor i popullsisë, pasi, referuar edhe deklaratave të OBSH, COVID solli bashkë me problematikat e shëndetit fizik, probleme edhe më të mëdha të shëndetit mendor, të shtrira në të gjithë popullsinë. 

 

Duke falenderuar secilin prej jush, për çdo paqartësi, pyetje, apo bashkëpunim, mos hezitoni të na kontaktoni.

Rezultatet e shërbimit psikologjik Covid-19

Rezultatet e shërbimit psikologjik Covid-19