ANËTARË TË ZGJEDHUR TË KËSHILLIT KOMBËTAR

 

Këshilli Kombëtar i Urdhrit është organi ekzekutiv i Urdhrit, i cili përbëhet nga 17 anëtarë. Në përbërjë të Këshillit Kombëtar janë edhe 5 anëtarë të caktuar nga Ministritë, aktualisht vetëm 4 anëtarë, përkatësisht nga:

  1. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (njëkohësisht edhe Autoriteti Kompetent i Urdhrit të Psikologut sipas ligjit)
  2. Minitria e Arsimit Sportit dhe Rinisë
  3. Ministria e Drejtësisë
  4. Ministria e Mbrojtjes

 

Këshilli Kombëtar ka këto përgjegjësi:

  1. Miraton strukturën e vet organizative.
  2. Cakton kuotizacionin dhe tarifat.
  3. Administron pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Urdhrit në nivel kombëtar.
  4. Mbikëqyr të gjithë veprimtarinë e organeve që varen prej tij.
  5. Harton statutin, rregulloret e Urdhrit, si dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë dhe ia propozon ato për miratim Asamblesë Kombëtare.
  6. Mban dhe përditëson Regjistrin e Urdhrit të Psikologut.
  7. Ngre grupe pune ad hoc për kryerjen e kontrolleve për ushtrimin e profesionit të psikologut.
  8. Përgatit dhe publikon raportin vjetor dhe financiar.
Dr. Valbona Treska

Dr. Valbona Treska

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Dr. Valbona Treska ka lindur nё Tiranё më 28.07.1980. Ёshtё e martuar dhe ёshtё nёnё e dy djemve. Pёrfundoi studimet e larta nё vitin 2004 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Psikologji Klinike. Në qershor 2010 përfundoi Masterin Shkencor në Shkenca Administrative. Në qershor 2016 fitoi gradën shkencore “Doktor shkencash në psikologji” nё fushёn e psikologjisё ligjore, në Universitetin e Tiranës.

Pas pёrfundimit tё studimeve nga viti 2004 deri nё janar tё vitit 2016 ka punuar si psikologe pranё Drejtorisё Arsimore Rajonale, Tiranё. Prej vitit 2004 punon si eksperte psikologe pranё gjykatave tё tё gjitha niveleve nё vend, kryesisht pranё Gjykatёs së Rrethit Gjyqёsor Tiranё. Nё vitin 2011 u zgjodh Kryetare e Shoqatёs Shqiptare tё Psikologёve Ligjorё dhe ka qenё aktive qё prej vitit 2004 nё rritjen e cilёsisё dhe standardeve tё punёs pёr psikologёt ligjorё. Prej vitit 2011 punon si lektore në disa universitete si: “Albanian University”, “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë” dhe “Universiteti Barleti”.

Dr. Valbona Treska ka drejtuar studion e saj nё trajtimin e rasteve dhe ofrimin e shёrbimit psikologjik nga viti 2005 deri në vitin 2018. Në prill 2018 krijoi Qendrën e Shërbimeve Psikologjike – Ligjore “Family”, të cilën vazhdon ta drejtojë.

Nё 28 janar 2017 ajo u zgjodh si Presidente e Parё e Urdhrit tё Psikologut nga Asambleja Themeluese dhe prej kёsaj kohe ka vijuar punёn intensivisht nё forcimin e institucionit dhe fuqizimin e rolit tё psikologut.

Nё korrik 2019 ajo udhёhoqi procesin e anёtarёsimit me tё drejta tё plota tё Urdhrit tё Psikologut tё Shqipёrisё nё Federatёn e Psikologёve tё Europёs (EFPA). Nё 28 korrik 2020 nёnshkroi tё parin Memorandum Bashkёpunimi me Shoqatёn e Psikologёve Amerikanё (APA).

Prej vitit 2021 është anëtare e Bordit të Etikës pranë Federates Europiane të Psikologëve (European Federation of Psychologists’ Associations). Ёshtё përfaqësuese e Shqipërisë në Këshillin Ekzekutiv të Shoqatës së Psikologëve të Punës dhe Organizacional (EWOP) dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Këshillin e Vendeve Anёtare të Federatës së Psikologëve Europianë (EFPA).

Nё korrik 2021, nё Kongresin Global tё Psikologjisё u pёrzgjodh si folëse nga Shoqata e Psikologёve Amerikanё (APA), nga më shumë se 60 shtete anëtare të Aleancёs Globale tё Psikologёve ku referoi mbi temën: “Transformim i Shoqatave Kombëtare të Psikologjisë për një të ardhme të suksesshme globale”.

Në janar të 2022, me Vendim tё Kёshillit tё Ministrave është zgjedhur anëtare e Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues (TND) me mandat 5 vjeçar.

Nё korrik 2022, gjatё Samitit tё II tё Aleancёs Globale tё Psikologёve (GPA) mbajtur nё Bogota, Kolumbi, u dekorua nga Presidenti i Shoqatёs sё Psikologёve Amerikanё (APA) Frank C. Worrell nёn moton: “Pёr Lidership tё jashtёzakonshёm nё zhvillimin e Urdhri tё Psikologut nё Shqipёri”

Znj. Treska u rizgjodh si Presidente e Urdhrit tё Psikologut nё Shqipёri nga Asambleja e Pёrgjithshme në mars të 2021 me mandat 4 vjeçar.

Ka kryer një sërë botimesh shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ka qenё folёse nё konferenca, leksione tё hapura, ёshtё bashkёautore e disa studimeve si dhe “Manualit tё Piskologut nё Polici”. Prej 18 vitesh ёshtё aktive nё median e shkruar dhe vizive mbi rolin e psikologut.

Fleura Shkëmbi

Fleura Shkëmbi

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Dr.Fleura Shkembi mban titullin Doktore e Shkencave në psikologji. Prej 12 vitesh ushtron profesionin e psikologut dhe hipnoterapistit klinik. Aktualisht është Pedagoge prane Universitetit Mesdhetar. Trajnere/Eksperte e Meditimit. Drejtuese e Qendres “Inner Life”.

Elona Mustafaraj

Elona Mustafaraj

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Psikologe Shkollore-Organizimi dhe Këshillimi”.Eksperte për çështje të fëmijëve, të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuar. Prej vitit 2008 lektore e jashtme, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Prej vitit 2015 është ekspert Rajonal i Observatorit të të Drejtave të Fëmijëve dhe të Rinjve, në Qarkun e Elbasanit. Anëtare e Komitetit të Krizave, Emergjencave dhe Traumave, pranë EFPA-së, me mandat 2 vjeçar. Ka marrë pjesë dhe ka relatuar në Konferanca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Bashkëautore e disa botimeve shkencore profesionale.

REZARTA BASHA

REZARTA BASHA

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Ka kryer studimet në psikologji Shkollore dhe Organizimi pranë U.T. Prej vitit 2004 ka ushtruar profesionin si psikologe pranë shkollave të Tiranës. Aktualisht punon pranë Shërbimit Psiko-Social në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar. Prej vitesh është e angazhuar maksimalisht në rritjen e cilësisë së shërbimit Psiko-Social në shkolla.

Orjola Plaku

Orjola Plaku

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Ka punuar si asistente pedagoge e Prof.William Maxwell. Eksperiencë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në cështje civile. Çertifikuar si terapiste e metodës Aba dhe terapiste Arti. Ka përfunduar nivelin e parë të psikoterapisë E.M.D.R. Aktualisht ne përfundim të vitit të parë të specializimit për psikoterapi kognitiv bihejviorale. Në 2020 shpallet psikologu vitit. 11 vite eksperiencë pune. Aktualisht punon pranë Sos Fshatit të Femijëve.

Altin Nika

Altin Nika

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Ka përfunduar studimet master profesional në keshillim psikologjik ne U.T dhe master i shkencave ne psikologji klinike ne U.SH. Eshte themelues dhe psikolog prej 9 vitesh i Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, të parës qendër psikologjike në Shkodër. Prej afro 3 vitesh Koodinator i Urdhrit të Psikologut për Qarkun Shkodër dhe Kukës.

Bledar Zeneli

Bledar Zeneli

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Psikolog Këshillimi dhe Psikoterapist në proces. Çertifikuar si këshillues për punë me autorë të dhunës pas një programi tre-vjeçar trajnimi, nga Agredis, Zvicër. Çertifikuar si Trajner i Trainerëve për Këshillues për punën me autoret e dhunës, një program trajnimi dy-vjeçar, mbështetur nga IAMANEH. Që prej tetë vjetësh, punon pranë Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem në Tiranë. Ofron shërbimet si terapist pranë QSHPI-a

Besmir Frroku

Besmir Frroku

Anëtar e Këshillit Kombëtar

Ka përfunduar studimet në master psikologji Shkollore-Organizacionale në vitin 2010 dhe që nga viti 2010 ka punuar si psikolog ligjor ne Gjykatën e Lezhës. Mbulon rolin e koordinatorit rajonal Lezhë të UP nga viti 2018. Ka koordinuar punën e sektorit të sherbimit psikologjik për periudhën e tërmetit në Shëngjin Dhjetor 2019-Shkurt 2020 dhe periudhën e pandemisë Covid 2019. Aktualisht nga Tetori 2020 e në vazhdim ushtron funksionin e Drejtuesit të AKU Lezhë.

Manolita Hida

Manolita Hida

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh, mban titullin Doktore Shkencave në Psikologji. 8 vite eksperiencë si Psikologe në sistemin e Burgjeve. Prej 9 vitesh Asistente në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe në U.T. Aktualisht lektore në Kolegjin AAB në Prishtinë. Autore e librit “Autizmi dhe trajtimi psiko-edukativ”. Terapiste pranë Shoqatës për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366”.

DR. VALBONA HABILI SAUKU

DR. VALBONA HABILI SAUKU

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Znj.Habili mban gradën “Doktor në Psikologji” në Korrik të 2016, pranë Fakutetit të Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë. Ka një përvojë 20 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencës së psikologjisë. Ka botime dhe referime të shumta në fushën e psikologjisë. Aktualisht pedagoge me kohë të plotë pranë Universitetit të Tiranës

Artemisi Shehu

Artemisi Shehu

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Znj.Shehu, psikologe klinike, është Pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit Pedagogji-Psikologji, në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës prej 20 vitesh. Ajo është lektore e disa lëndëve mbi klinikën në degën e psikologjisë. Gjithashtu pjesëmarrëse në konferenca shkencore brenda e jashtë vendit si dhe autore e mjaft artikujve shkencorë.

Edvin Lame

Edvin Lame

Anëtare e Këshillit Kombëtar

Z.Lame ka një eksperincë të gjatë si lektor në lëndët: Psikologji Politike, Psikologji Sociale dhe Psikologji Organizacionale. Që nga viti 2009 në vazhdim ai është Pedagog i Brendshëm në Departamentin e Psikologjisë dhe Pedagogjisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, U.T dhe që nga shtatori i vitit 2020 është gjithashtu ZV/Dekan i këtij Fakulteti. Kontribues në themelimin e Urdhrit të Psikologut.