KOMISIONI ETIK I GJYKIMIT DISIPLINOR PROFESIONAL

1. Pranë Këshillit Kombëtar funksionon Komisioni Etik i Gjykimit Disiplinor Profesional, si organizëm i gjykimit profesional. Ky komision përbëhet nga 5 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.

2. Komisioni shqyrton ankesat e bëra nga çdo person apo institucion në organet e Urdhrit, të cilat lidhen me ushtrimin e profesionit dhe përbëjnë shkelje të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë.

3. Mënyra e ngritjes dhe funksionimit të Komisionit Etik të Gjykimit Disiplinor Profesional përcaktohet në statutin dhe në rregulloren e gjykimit profesional të Urdhrit.

 

Komisioni Etik i Gjykimit Disiplinor Profesional heton dhe gjykon në bazë të fakteve e provave të administruara dhe seancës dëgjimore me anëtarin e Urdhrit, ndaj të cilit mund të merret masa disiplinore. Kur vërtetohet se anëtari ka kryer shkelje të etikës të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë ose ka bërë gabime teknike, ai jep këto masa:

a) vërejtje me shkrim;

b) vërejtje me paralajmërim;

c) gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri 100 000 (njëqind mijë) lekë;

ç) propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione publike dhe private;

d) pezullim nga e drejta e zgjedhjes në organet drejtuese të Urdhrit të Psikologut deri në 3 vjet;

e) përjashtim nga Urdhri i Psikologut për një periudhë deri në 3 vjet