Njoftim!
Urdhri i Psikologut njofton se të gjithë ata psikologë, të cilëve i’u përfundon vlefshmëria e Licencës brenda vitit 2022, në mënyrë që të vijohet me rinovimin e licencës, duhet të na dërgojnë çertifikatat e marra nga ofertuesit e aktiviteteve, për të gjitha aktivitetet në të cilat kanë marrë pjesë. Çertifikatat të dërgohen fizikisht (jo elektronikisht), pranë zyrës së Urdhrit të Psikologut, brenda datës 31 Gusht 2022.
Urdhri i Psikologut