Të nderuar anëtarë,
Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Psikologut, duke shqyrtuar me kujdes problematikat mbi rilicencimin e psikologёve dhe në pritje të një procedure përfundimtare për dhënien e krediteve për psikologët që do të dakordësohet me institucionet, vendosi:
1. Të pezullohen përkohësisht të gjitha aktivitetet e vlefshme për procesin e Edukimit në Vazhdim të psikologëve, për një periudhë të pacaktuar kohore, deri në një vendimmarrje të dytë.
2. Psikologëve, të cilëve aktualisht u ka përfunduar periudha e vlefshmërisë së licencës dhe që bazuar në vendimin e KEVP-së i kanë plotësuar numrin e nevojshëm të krediteve për rilicencim, të vijojnë me procesin e rilicencimit nga ana e Komisionit të Licencimit, pranë UPSh-së.
3. Psikologëve, të cilëve aktualisht e në vijim u ka përfunduar ose u përfundon periudha e vlefshmërisë së licencës dhe që nuk i kanë plotësuar numrin e nevojshëm të krediteve për rilicencim, të vijojnë me ushtrimin e profesionit deri në një moment kur do të ketë një vendimmarrje tjetër nga ana e Këshillit Kombëtar.
4. Gjatë periudhës së pezullimit anëtarët e UPSh, nuk do të ngarkohen me detyrimin për marrjen e krediteve nga Urdhri i Psikologut.
5. Kjo periudhë pezullimi në mosmarrjen e krediteve të llogaritet sipas formulës së pezullimit njësoj si për lejet e lindjes, masat disiplinore të dhëna nga Komisioni Etik etj.
Sqarojmë të gjithë anëtarët se kreditet e marra deri më tani, do të njihen dhe do të merren në konsideratë për rilicencimin përfundimtar.