Të nderuar anëtarë të Urdhrit të Psikologut

Në datat 29 dhe 30 shtator 2023, Fakulteti i Filozofisë i Universitetit të Nishit në Serbi, organizon Konferencën Ndërkombëtare “19-të Ditët e Psikologjisë së Aplikuar”.

Tematika zyrtare e Konferencës këtë vit është “Proceset transformuese në shoqëri, mjedis, organizim dhe praktikën e shëndetit mendor”. Çdo punim i cili është i orjentuar drejt kësaj tematike është i mirëpritur. Pjesëmarrësit do të mund të ndjekin ligjëratat dhe sesionet online, nëpërmjet softuerit për video-konferenca, si dhe personalisht, në ambientet e Fakultetit i Filozofisë.

https://dap.filfak.ni.ac.rs/en/about