Urdhri i Psikologut u bën thirrje të gjitha insitucioneve apo qendrave, të cilat organizojnë aktivitete në fushën e psikologjisë dhe që duan që këto aktivitete t’i akreditojnë pranë Komisionit të Edukimit në Vazhdium se:
Aplikimet për akreditime të aktiviteteve për Edukimin në Vazhdim për psikologët janë të hapura çdo ditë pranë Urdhrit të Psikologut, nga e hëna në të premte. Çdo insitucion apo qendër e interesuar duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar duke u mbështetur në parashikimet e Rregullores së Edukimit në Vazhdim. Për më shumë informacion në lidhje me dokumentacionin e kërkuar dhe procedurën që ndiqet nga momenti i aplikimit deri në atë të akreditimit të aktivitetit klikoni në linkun bashkëngjitur: https://www.urdhriipsikologut.al/formulare/
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut