Njoftim!
Ju lutemi lexojeni deri në fund tekstin e njoftimit..

Të gjithë psikologët që kanë përfunduar periudhën 1 vjeçare të supervizimit dhe nuk kanë kryer ende Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik duhet të sjellin deri në datë 31 Gusht:

-Dokumentat e mbylljes së praktikës
-Kërkesën për kryerjen e këtij provimi
-Mandat pagesën e tarifës së provimit në vlerën 3000 lekë
Dokumentat e mbylljes së praktikës janë:
-Vlerësimi i Supervizorit
-Vertetim i Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore për periudhën e praktikës

𝗩𝗲̈𝗺𝗲𝗻𝗱𝗷𝗲: Ky njoftim 𝗡𝗨𝗞 është për psikologët që e kanë dhënë provimin e praktikës dhe janë në pritje te Provimit të Shtetit.

Aplikimet bëhen vetëm online.
Lutemi gjeni linkun bashkëngjitur:

www.urdhriipsikologut.al/regjistrim-per-provimin-e-praktikes/