Me iniciativen e Urdhrit te Psikologut dhe ne bashkepunim me psikologet e Kosoves u realizuan dje ne Prishtine takime me Zv.Ministrin e Ceshtjeve Sociale dhe Zv.Ministrin e Shendetesise si dhe takime me nje pjese te trupes se komunitetit te psikologeve te Kosoves. 
Tema e takimeve te realizuara u fokusua mbi sfidat e ndertimit te Odes se Psikologeve te Kosoves. 
Urdhri i Psikologut do te jete jo vetem ndihme e perkrahje per fuqizimin e rolit te psikologut ne Kosove, por do te ofroje te gjithe eksperiencen dhe kapacitetin profesional ne ndertimin sa me pare te Odes se Psikologeve. 
Shqiperia dhe Kosova se bashku ne rrugen e veshtire te vendosjes se standardeve Europiane ne profesionin e psikologut.