Tashmë jeni në dijeni se në kuadër të implementimin me efikasitetit të Kodit Penal të Dretësisë për të Mitur, kërkohet përfshirja e psikologut që asiston të miturin gjatë procesit penal në të gjitha fazat e procedimit, në polici, prokurori, gjykatë, etj. Si pjesë e grupit ndërstruktural të punës të ngritur nga Ministria e Drejtësisë, Urdhri i Psikologut po evidenton të gjithë psikologët e interesuar në të gjithë vendin, të cilët do t’i nënshtrohen trajnimit të posacëm në këtë fushë.

Është evindentuar dhe i është vënë në dispozicion Ministrisë së Drejtësisë, lista e grupit të parë të psikologëve, të cilët shumë shpejt do të nisin trajnimin e posacëm. Në bashkëpunim me universitetet publike dhe private në vend, me përfaqësues të shoqërisë civile ekspertë të fushës si dhe aktorët ndërkombëtarë, por finalizohen modulet e trajnimit të posacëm. Data e fillimit të trajnimit do të njoftohet në vijim.

Për shkak të nevojave të sistemit të drejtësisë në të gjithë vendin, kërkohet përfshirje edhe më e gjerë e psikologëve në këtë fushë, prandaj ky proces do të vijojë në mënyrë të pandërprerë.

Të gjithë psikologët e interesuar të kontaktojnë me Urdhrin e Psikologut në numrin e telefonit: 00355 44 511 804