Njoftim!
𝗣𝘀𝗶𝗸𝗼𝗹𝗼𝗴𝗲̈𝘁 𝗲 𝗦𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗲̈!
Urdhri i Psikologut në mbështetje të legjislacionit në fuqi, rregulloreve të Urdhrit si dhe vendimeve të Këshillit Kombëtar, në kuadër të specializimit të psikologëve, të cilët janë pjesë e Regjistrit Elektronik të Ekspertëve, si dhe për psikologët që ofrojnë shërbimin pranë institucioneve të drejtësisë, do të organizojë tre module trajnimesh, si më poshtë:
Moduli I
Tema: “Roli i psikologut në ekzekutimin e vendimevepërmbarimore, detyrat dhe përgjegjësitë”.
Data: 31 Janar 2025
Lektore: Dr.Brunilda Laboviti,
Moduli II
Tema: “Vlerësimi në rastet e kujdestarisë alterantive”
Data: 7 Shkur 2025
Lektore: Msc.Matilda Zizolli
Moduli III
Tema: “ Etika në Psikologjinë Ligjore”
Data: 21 Shkurt 2025
Lektore: Prof.As.Dr. Enila Cenko.
Kujdes: Psikologët, të cilët janë pjesë e Regjistrit Elektronik të Ekspertëve në Ministrinë e Drejtësisë, KANE DETYRIMIN që të kryejnë dy nga tre modulet e trajnimeve të cituara sa më sipër.
Për t’u regjistruar në këto module trajnimi, klikoni në linkun bashkëngjitur dhe zgjidhni temat në të cilat dëshironi të merrni pjesë.
Data e fundit e aplikimeve eshtë 26.01.2025.
Pas verifikimit, psikologët të cilët do të bëhen pjesë e këtyre moduleve trajnimi, do të njoftohen me anë të e-mail nga Urdhri i Psikologut në lidhje me Axhendën e trajnimeve si dhe pagesat përkatëse për regjistrim në këto trajnime.
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut