Njoftim!
Urdhri i Psikologut njofton se do të nisin aplikimet për regjistrimin e psikologëve në Provimin e Rilicencimit. Në këtë provim duhet të regjistrohen psikologët të cilët:
1. Disponojnë një licencë të lëshuar nga UP;
2.Afati i vlefshmërisë i licencës së tyre ka përfunduar;
3.Afati 6 mujor pas përfundimit të licencës ka përfunduar gjithashtu;
4.Nuk kanë plotësuar numrin minimal prej 80 kreditesh për rilicencim.
Aplikimi për regjistrimin në Provimin e Rilicencimit kryhet online në link-un :
Afati i fundit i aplikimeve është data 19 Qershor 2023.
Kujdes! Psikologët të cilët janë ende brenda afatit 6 mujor apo që kanë kryer trajnime brenda këtij afati por që ende nuk kanë marrë në dorëzim çertifikatat, duhet të presin përfundimin e këtij procesi dhe nëse sërish pas përfundimit të afatit 6 mujor nuk do t’i kenë plotësuar 80 kredite, të regjistrohen në aplikimin e rradhës.
Suksese!
Urdhri i Psikologut