Njoftim për aktivitete të akredituara nga KEVP për Edukimin në Vazhdim të psikologëve!
Urdhri i Psikologut informon të gjithë psikologët e licencuar, që janë të interesuar për marrjen e krediteve për rilicencim, në lidhje me aktivitetet e akredituara së fundmi nga KEVP. Komisioni i Edukimit në Vazhdim me Vendimin Nr.4, datë 07.04.2022 vendosi:

1. Të akreditiojë me 10 kredite aktivitetin e qendrës “Të dëgjoj 366” me temë: “Psikodiagnostikimi dhe ndërtimi i raportit psikologjik”.

2. Të akreditojë me 30 kredite aktivitetin e fondacionit Terr des Hommes, me temë: “Trauma dhe ndërhyrjet terapeutike”.

3. Të akreditojë me 5 kredite aktivitetin e Universitetit “Barleti” me temë: “Teknika dhe strategji për menaxhimin e fëmijëve me aftësi në të nxënë dhe me ADHD në klasë ”.

Për më shumë informacion në lidhje me zhvillimin e këtyre aktiviteteve, kontaktoni drejtëpërdrejtë me këto qendra në adresat e e-mailit:

“Të dëgjoj 366” – judegjoj366@gmail.com
“Terre des Hommes Albania” – enkeleda.sako@tdh.ch
Universiteti “Barleti” – bh.co@umb.edu.al

Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut