Njoftim për aktivitete të akredituara nga KEVP për Edukimin në Vazhdim të psikologëve!

Urdhri i Psikologut informon të gjithë psikologët e licencuar, që janë të interesuar për marrjen e krediteve për rilicencim, në lidhje me aktivitetet e akredituara së fundmi nga KEVP.

Në Vendimin Nr. 24, datë 23.01.2024 KEVP ka vendosur:

  1. Akreditimin e aktivitetit të organizuar nga qendra “Drejt së Ardhmes” me temë: “Problematika sjellore të nxënësve dhe ndërhyrjet psiko-edukative”, me 10 kredite.
  2. Akreditimin e aktivitetit të organizuar nga qendra “SHPI” me temë: “Puna me karrige në Skematerapi”, me 10 kredite.
  3. Akreditimin e aktivitetit të organizuar nga qendra “Inner Life” me temë: “Identifikimi, vlerësimi dhe trajtimi i çrregullimeve të të ngrënit”, me 10 kredite.
  4. Akreditimin e aktivitetit të organizuar nga qendra “Eureka” me temë: “Çrregullimet e ankthit, shfaqja dhe trajtimi i tyre në kontekstin shkollor”, me 10 kredite.

Për më shumë informacione lidhur me organizimin e aktiviteteve të akredituara, lutemi të kontaktoni me qendrat.

Qendra “Eureka”, email: agjencia.eureka@gmail.com

Qendra “Drejt së Ardhmes”, email: drejtseardhmes@gmail.com

Qendra “SHPI”, email: bledarzeneli.bz@gmail.com

Qendra “Inner Life”, email: innerlifeal@gmail.com

 

Urdhri i Psikologut