Urdhri i Psikologut informon të gjithë psikologët e licencuar, që janë të interesuar për marrjen e krediteve për rilicencim, në lidhje me aktivitetet e akredituara së fundmi nga KEVP. Komisioni i Edukimit në Vazhdim me Vendimin Nr.8, datë 29.06.2022 vendosi:
1. Miratimin e akreditimit për aktivitetin e Inner Life me temë: “Formulimi i rastit klinik për trajtim terapeutik” me 6 kredite.
2.Miratimin e akreditimit për aktivitetin e Faik Konica me temë: “Sjelljet vetdëmtuese në adoleshencë dhe menaxhimi i tyre” me 5 kredite.
3.Miratimin e akreditimit për aktivitetin e Faik Konica me temë: “Trajtimi në çift i tradhëtive bashkëshortore” me 5 kredite.
Për më shumë informacion në lidhje me zhvillimin e këtyre aktiviteteve, kontaktoni drejtëpërdrejtë me këto qendra në adresat e e-mailit:
Qendra “Faik Konica” e-mail: lamaalma@yahoo.com
Qendra “Inner Life” e-mail: fleurashkembi@gmail.com
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut