Urdhri i Psikologut njofton për të gjithë psikologët e licencuar që duan të aplikojnë për të marrë kredite me Vetëraportim, se do të rifillojnë aplikimet sërish nga data 1 Korrik deri në datë 15 Korrik 2022. Të gjithë ata psikologë, të cilët duan të përfitojnë kredite nga aktivitetet me vetëraportim si psh, nga supervizimet, pjesëmarrjet në konferenca, botimet, recencimet etj, duhet të depozitojnë pranë Urdhrit, formularin e Vetëraportimit, të cilin e shkarkoni duke klikuar në linkun: https://www.urdhriipsikologut.al/formulare/ ( shkarkoni Formularë Aplikimi për aktivitete të Edukimit në Vazhdim të paakredituara paraprakisht) , si dhe dokumentacionin shoqërues që provon kryerjen e aktivitetit nga ana Juaj.
Kujdes!!! Aplikimet e dërguara vetëm me plotësimin e Formularit të Vetëraportimit, pa dokumentacion bashkëshoqërues, nuk do të vlerësohen nga Komisioni.
Vëmendje!!! Ju informojmë se kjo periudhë aplikimi, do të jetë mundësia e fundit ku Ju mund të depozitoni pranë KEVP-së, aktivitete të kryera nga momenti i hyrjes në fuqi të rregullores (Dhjetor 2018) e deri më tani. Më pas do të vijohet me aplikime të aktiviteteve me vetëraportim, të cilat janë zhvilluar jo më vonë se sa 1 viti nga periudha e aplikimit. Ndaj për këtë arsye Ju ftojmë të aplikoni për të gjithë ato aktivitete të kryera nga Ju që bëjnë pjesë në kategorinë e aktiviteteve me vetëraportim , të cilat ende nuk i keni sjellë për vlerësim pranë KEVP.
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut