Urdhri i Psikologut sjell në vëmendje të të gjithë anëtarëve të tij një njoftim shumë të rëndësishëm në lidhje me pagesën e Kuotizacionit vjetor për anëtarësinë në Urdhrin e Psikologut.

Duke qenë se ulja e kuotizacionit vjetor ka qenë një temë mjaft e diskutuar prej kohësh nga anëtarët organeve të insitucionit tonë dhe duke qenë se prej më shumë se 1 viti, insitutuiconi ynë po mirëfunksionon ekonomikisht, duke patur një buxhet më të shëndetshëm krahasuar me vite më parë, dëshirojmë t’Ju informojmë se:

Sot në datë 29.12.2021 në mbledhjen e zhvilluar të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e tij, Projekt Buxheti i Urdhrit të Psikologut për vitin 2022 si dhe kategorizimi në pagesat e kuotizacionit vjetor për anëtarët.
Kështu u dakordësua se kategoria e psikologëve ndaj të cilëve duhet ulur vlera e kuotizacionit vjetor, janë të gjithë psikologët me statusin e praktikantit, ndërkohë që vlera e kuotizacionit për të gjithë ata psikologë, të cilët janë të licencuar dhe janë pjesë e Regjistrit Elektronik në Ministrisë së Drejtësisë, si ekspertë do të pësojë një rritje.

Kuotizacioni vjetor për anëtarët e Urdhrit të Psikologut, i cili do të hyjë në fuqi nga
1 Janari 2022 do të jetë:

1.Për të gjithë anëtarët psikologë me statusin e Praktikantit (pra për të gjithë ata që nuk janë të Licencuar), Kuotizacioni Vjetor do të jetë në vlerën 4.500 Lekë.

2.Për të gjithë anëtarët psikologë të cilët janë të licencuar dhe që janë pjesë e Regjistrit Elektronik të Ekspertëve në Ministrinë e Drejtësisë, Kuotizacioni vjetor do të jetë në vlerën 15.000 Lekë.

3.Për të gjithë anëtarët e tjerë, të cilët nuk bëjnë pjesë në asnjë prej kategorive të mësipërme vlera e Kuotizacionit vjetor do të ngelet e njëjtë në masën 6.000 Lekë.

Urdhri i Psikologut falenderon secilin prej Jush për mbështetjen dhe ju siguron se do të vijojë të ndërmarrë politika lehtësuese që ndihmojnë anëtarësinë, por dhe nuk cënojnë funksionimin financiar të institucionit.

Shumë suksese në vazhdim!

Ju faleminderit!