Duke qenë se gjatë këtyre ditëve kemi patur një mori pyetjesh nga anëtarësia mbi numrin e krediteve për efekt rilicencimi për kategorinë e psikologëve të cilët kanë mbi 20 vite eksperiencë në punë, lutemi gjeni vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar në Mars 2023.
Të gjithë ata që kanë mbi 20 vite eksperiencë pune të rregullt të profesionit si psikolog, para dhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit 40/2016, nuk i nënshtrohen më sistemit të edukimit në vazhdim, sipas rregullores, por duhet të përfitojnë vetëm 30 kredite përgjatë 5 viteve.
Për të gjitha keqinformimet, lutemi gjeni bashkëngjitur Vendimin e KK dhe pjesë të Rregullores së Edukimit në Vazhdim.