Njoftim!

Të nderuar anëtarë,

Ju njoftojmë se kanë nisur aplikimet pranë Urdhrit të Psikologut, për ekspertë të pavarur, të cilët vlerësojnë dhe monitorojnë procesin e zhvillimit të aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim. Çdo psikolog i interesuar duhet të plotësojë këto kritere:

1) Të jetë anëtar i Urdhrit të Psikologut;
3) Të ketë minimumi 5 vite eksperience në fushën e psikologjisë;
4) Të mos jetë i ndëshkuar me masë disiplinore.

Kërkesat për aplikim, duhen dorëzuar brenda datës 10.07.2023, pranë Zyrës së Urdhrit të Psikologut.

Ju faleminderit

Urdhri i Psikologut