Njoftim për aktivitete të akredituara nga KEVP për Edukimin në Vazhdim të psikologëve!
Urdhri i Psikologut informon të gjithë psikologët e licencuar, që janë të interesuar për marrjen e krediteve për rilicencim, në lidhje me aktivitetet e akredituara së fundmi nga KEVP. Në Vendimet Nr.9 datë 17.03.2023 dhe Vendimin Nr.10 datë 23.03.2023 KEVP ka vendosur:
1. Akreditimin e aktivitetit të qendres Inner Life me temë “Aplikimi praktik i teknikave formale dhe jo formale të mindfulness”, me 10 kredite.
2. Akreditimin e aktivitetit të qendres Equilibrium me temë “Autizmi, vlerësimi, ndërhyrja fillestare me terapinë ABA dhe gjithëpërfshirja në mjediset shkollore. Bazat e psikomotricitetit në trajtimin e problematikave të zhvillimit”, me 30 kredite.
Për më shumë informacion në lidhje me zhvillimin e këtyre aktiviteteve, kontaktoni drejtëpërdrejtë me këto qendra në adresat e e-mailit:
Qendra “Inner Life” e-mail: fleurashkembi@gmail.com
Qendra “EQUILIBRIUM” e-mail: equilibriumpsikoterapi@gmail.com
Urdhri i Psikologut