Njoftim!
Urdhri i Psikologut njofton se ka hapur aplikimet për psikologët, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e grupit të punës për hartimin e fondit të pyetjeve për Provimin që Urdhri i Psikologut do të organizojë për ri-licencimin e psikologëve, të cilët nuk i kanë plotësuar kreditet e nevojshme për ri-licencim.sipas fushës së kompetencave:
1.Shëndet Mendor
2.Psikologji Edukimi
3.Psikologji Sociale dhe Komuniteti
4.Psikologji Pune dhe Organizacionale
5.Psikologji Juridike
Për këtë arsye ftohen psikologë, të cilët i përkasin këtyre fushave, në mënyrë që të aplikojnë e të bëhen pjesë e grupit të punës për hartimin e fondit të pyetjeve për secilën fushë.
Për të aplikuar lutemi të plotësoni saktë të dhënat tuaja dhe të ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm online në Website-in e Urdhrit të Psikologut, duke klikuar në link-un:

Aplikim për hartues të fondit të pyetjeve të provimit për rilicencim

Kriteret që duhet të plotësojë secili psikolog që dëshiron të aplikojë për t’u bërë pjesë e këtj grupi pune janë:
1. Të jetë anëtar i Urdhrit të Psikologut dhe i pajisur me licencë për ushtrimin e profesionit;
2.Të ketë minimalisht 15 vite përvojë në fushën e psikologjisë;
3.Të ketë integritet profesional dhe mos jetë ndëshkuar më parë me masë disiplinore për shkelje të etikës profesionale;
Do të kenë përparësi kandidatët, të cilët provojnë se kanë eksperienca të ngjashme, duke qenë të angazhuar në grupe pune për hartimin e fondeve të pyetjeve për provime të ndryshme, gjatë përvojave të tyre profesionale, si dhe ata psikologë të cilët punojnë aktualisht në pozicione pune, që i përkasin fushave të kompetencës, për të cilat ata dëshirojnë të aplikojnë.

Data e fundit e aplikimit është 31 Mars 2023.

Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut