Sqarim për të gjithë të anëtarët e licencuar të U.P.
Të nderuar,
Sqarojmë se të gjithë psikologët të cilët marrin trajnime, me qëllim përfitimin e krediteve, duhet DETYRIMISHT të marrin trajnimin të plotë, në mënyrë që t’u njihen kreditet.
Psh., nëse trajnimi është 10 kredite, psikologu nuk mund të marrë pjesë vetëm në gjysmën e orëve, pasi i nevojiten vetëm 5 kredite.
Kjo gjë NUK LEJOHET dhe kreditet jo të plota, për shkak të largimit nga trajnimi, nuk do të konsiderohen.
Lutemi regjistrohuni në trajnime që i korrespondojnë kërkesave Tuaja për kredite.
Duke vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin dhe mirekuptim Tuaj,
Urdhri I Psikologut