Njoftim!

Urdhri i Psikologut bazuar në Statutin, Rregulloren Administrative dhe Rregulloren e Edukimit në Vazhdim, shpall vende vakante pune për pozicionet:

1) Specialist i Zyrës së Financës të Urdhrit të Psikologut

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar për këtë pozicion janë:

– të jenë në moshë madhore

-të kenë zotësi për të vepruar

-të mos kenë qenë të dënuar penalisht

-të mos jenë në ndjekje penale

-të ketë përfunduar studimet universitare (bachelor dhe master) në fushën ekonomike

-të ketë eksperiencë të mëarshme në këtë fushë si dhe në përdorimin e paketës Microsoft Office dhe programit të kontabilitetit “Bilanc”

-të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese

-përbën avantazh zotërimi i gjuhës angleze

2) Specialist i Edukimit në Vazhdim të Urdhrit të Psikologut

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar për këtë pozicion janë:

– të jenë në moshë madhore

-të kenë zotësi për të vepruar

-të mos kenë qenë të dënuar penalisht

-të mos jenë në ndjekje penale

-të kenë përfunduar studimet e larta (bachelor+master)

-të kenë eksperiencë të mëparshme në fusha të ngjashme të lidhura me administrimin dhe menaxhimin

-të kenë aftësi të mira organizative dhe komunikuese

-përbën avantazh zotërimi i gjuhës angleze