Urdhri i Psikologut njoftoi ditë më parë, lidhur me faktin se është në kërkim të përzgjedhjes së një Mentori dhe një Lideri në Zhvillim, me qëllim për t’i bërë pjesë të projektit dhe përfaqësuar Urdhrin e Psikologut në Institutin Global të Udhëheqjes së Mësimit të Psikologjisë. Duke qenë se kemi marrë aktualisht kërkesa nga psikologët vetëm në sa i përket mentorëve, Ju informojmë se do të shtyjmë afatin e aplikimit vetëm për aplikimet lidhur me Liderët në Zhvillim deri në datë 30.12.2022.

Të gjithë ata anëtarë të Urdhrit të Psikologut, të cilët janë të interesuar të bëhen pjesë e këtij projekti si Liderë në Zhvillim, mund të aplikojnë në adresën e e-mail-it: aplikime@urdhriipsikologut.al, duke na dërguar një Letër Interesi, ku të argumentojnë arsyet se përse duhet të përzgjidhen, si dhe një CV të tyren të përditësuar.
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut