Urdhri i Psikologut është në kërkim të Psikologut/es më të mirë të vitit 2022!
Në vijim të traditës tashmë 5 vjeçare çdo fundvit, kërkojmë mendimin e gjithsecilit nga Ju, për të vlerësuar në mënyrë simbolike psikologun/en, që ka patur më shumë impakt me punën e tij në komunitet gjatë këtij viti.
Më poshtë dëshirojmë të ndajmë me Ju mënyrën e votimit për Psikologun e Vitit 2022.
Rregulla të votimit:
1) Votojnë vetëm psikologët që janë pjesë e Regjistrit Elektronik të Anëtarësisë së Urdhrit të Psikologut, për kolegët e tyre që gjithashtu janë pjesë e këtij regjistri.
2) Secili nga Ju mund të nominojë VETEM EMRIN e një PSIKOLOGU/E.
3) Emri i psikologut/es që nominoni dërgohet duke plotësuar formularin online në web, duke klikuar në këtë link: https://www.urdhriipsikologut.al/psikologu-i-vitit/
4) Nominimet duhet të jenë të arsyetuara dhe të përmblidhen në jo më shumë se 2-3 fjali. Nuk do të merren në konsideratë nominimet e paarsyetuara.
5) Votimi mbyllet në datë 16 Dhjetor 2022.
Sqarimojmë se emrat e 3 psikologëve të nominuar më shumë, do të jenë pjesë e një votimi online në ditët në vijim, për të shpallur në fund fituesin.
Për fituesin do të ketë një dhuratë simbolike, e cila do të jepet në fundvit nga Urdhri i Psikologut.
Suksese të gjithëve!
Urdhri i Psikologut