Ju lutemi lexojeni deri në fund tekstin e njoftimit..
Të gjithë psikologët që kanë përfunduar periudhën 1 vjeçare të supervizimit dhe nuk kanë kryer ende Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik duhet të sjellin deri në datë 25 mars:
-Dokumentat e mbylljes së praktikës
-Kërkesën për kryerjen e këtij provimi
-Mandat pagesën e tarifës së provimit në vlerën 3000 lekë
Dokumentat e mbylljes së praktikës janë:
-Vlerësimi i Supervizorit
-Vertetim i Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore për periudhën e praktikës
Vëmendje: Ky njoftim NUK është për psikologët që e kanë dhënë provimin e praktikës dhe janë në pritje te Provimit të Shtetit.