Njoftim për aktivitete të akredituara nga KEVP për Edukimin në Vazhdim të psikologëve!
Urdhri i Psikologut informon të gjithë psikologët e licencuar, që janë të interesuar për marrjen e krediteve për rilicencim, në lidhje me aktivitetet e akredituara së fundmi nga KEVP. Komisioni i Edukimit në Vazhdim me Vendimin Nr. 2, datë 09.02.2022 vendosi:
1. Akreditimin e aktivitetit të qendrës InnerLife, me temë: “Lidershipi efektiv” me ekspert Znj.Engjellushe Meneri, me 5 kredite.
2. Akreditimin e aktivitetit të Universiteti Barleti me temë: “Depresioni në adoleshencë, evidentimi, shkaqet dhe ndërhyrja në shkolla”, me ekspert Znj.Engjëllushe Meneri, me 6 kredite.
Për më shumë informacion në lidhje me zhvillimin e këtyre aktiviteteve, kontaktoni drejtëpërdrejtë me këto qendra në adresat e e-mailit:
Qendra “Inner Life” – fleurashkembi@gmail.com
Universiteti “Barleti” – bh.co@umd.edu.al
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut