Urdhri i Psikologut për shkak të përfundimit të mandatit 3 vjeçar të anëtarëve të Komisionit të Edukimit në Vazhdim, bazuar në nenin 40.3 të Statutit të Urdhrit të Psikologut, ju njofton se:

Duke filluar nga dita e sotme hapen aplikimet për të qenë pjesë e Komisionit të Edukimit në Vazhdim, për çdo psikolog i cili është aktualisht anëtar i Urdhrit dhe që plotëson këto kritere:
– Të ketë gradën shkencore Dr; Prof. ose Prof. i associuar.

– Të ketë eksperiencë jo më pak se 10 vjet në ushtrimin e profesionit.

– Të mos ketë marrë masë disiplinore.

– Të mos jetë i dënuar

Çdo anëtar që plotëson kriteret e mësipërme dhe që dëshiron të bëhet pjesë e këtij komisioni duhet të dorëzojë pranë zyrës së Urdhrit të Psikologut një kërkesë me shkrim si dhe bashkëngjitur saj, të gjithë dokumentacionin që provon plotësimin e kritereve të mësipërme të sanksionuara nga neni 40.3 i Statutit të Urdhrit të Psikologut.

Afati përfundimtar i aplikimeve është data 21.02.2022.

Suksese të gjithë kandidatëve!

Urdhri i Psikologut