Urdhri i Psikologut ju njofton se Programi i Kërkuesve të Rinj The Junior Researcher Program (JRP) po kërkon gjashtë studentë të cilët po ndjekin doktoraturën dhe studiues postdoktoralë në fushën e psikologjisë, për t’u bërë studiues kërkimor në JSchool 2022. JSchool 2020 është një iniciative e studentëve të psikologjisë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në një projekt kërkimor 13 mujor nën mbikqyerjen e studiuesve të fillimit të karrierës.
Tema e projektit këtë vit do të jetë: Qëndrueshmëria: Çfarë mund të kontribuojë Psikologjia në Qëllimet e zhvillimit të Qëndrueshëm.
Ky projekt këtë vit do të zhvillohet në Siena, Itali në datat 3-10 Korrik 2022.
Afati i fundit i aplikimeve është data 8 Shkurt 2022. Për më shumë informacion klikoni në faqen zyrtare të JScholl 2022: https://jrp.pscholars.org/
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut