Urdhri i Psikologut njofton se duke filluar nga dita e hënë datë 31 Janar nis shpërndarja e Kartave të Anëtarësisë për vitin 2022 për të gjithë anëtarët tanë, si për ata të cilët janë të licencuar po ashtu edhe për praktikantët.
Të gjithë ata anëtarë të cilët kanë shlyer detyrimin e kryerjes së pagesës së kuotizacionit për këtë vit, mund të vijnë të tërheqin Kartat e Anëtarësisë, duke filluar nga dita e hënë datë 31 Janar deri të premten datë 4 Shkurt, ora 09:00 – 11:00, pranë zyrës qëndrore të Urdhrit të Psikologut.
Për anëtarët të cilët banojnë në njërin prej qarqeve: Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje,Vlorë, Korçë apo Dibër, Ju informojmë se kartat mund t’i tërhiqni pranë Koordinatorit Lokal të Urdhrit të Psikologut.
Sapo koordinatorët të kenë në dispozicon Kartat e Anëtarësisë si dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, do t’Ju njoftojnë në lidhje shpërndarjen e tyre.
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut