Njoftim për aktivitete të akredituara nga KEVP për Edukimin në Vazhdim të psikologëve!
Urdhri i Psikologut informon të gjithë psikologët e licencuar, që janë të interesuar për marrjen e krediteve për rilicencim, në lidhje me aktivitetet e akredituara së fundmi nga KEVP. Komisioni i Edukimit në Vazhdim me Vendimin Nr. 1, datë 14.01.2022 vendosi:
1) Akreditimin e aktivitetit të CBT SCHEMA THERAPY, me temë: “CBT për PTSD;Trajtimi i stresit post-traumatik dhe PE, Prolonged exsposure”, me 5 kredite.
2) Akreditimin e aktivitetit të CBT SCHEMA THERAPY, me temë: “CBT për ç’rregullim
obsesiv-kompulsiv”, me 6 kredite.
3) Akreditimin e aktivitetit të qendrës Faik Konica, me temë: “Trajtimi i problemeve psikologjike të shkaktuara nga emergjencat”, me 5 kredite.
4) Akreditimin e aktivitetit të qendrës Faik Konica, me temë: “ACT në praktikën klinike, integrimi i metodave në këshillim dhe
psikoterapi” me 5 kredite.
5) Akreditimin e aktivitetit të qendrës Inner Life, me temë: “Trajtimi i zisë së komplikuar”, me 10 kredite.
Për më shumë informacion në lidhje me zhvillimin e këtyre aktiviteteve, kontaktoni drejtëpërdrejtë me këto qendra në adresat e e-mailit:
CBT SCHEMA THERAPY – cbtalbania@gmail.com
Qendra “Faik Konica” – lamaalma@yahoo.com
Qendra “Inner Life” – fleurashkembi@gmail.com
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut