Urdhri i Psikologut në vijim të prezantimeve të Koordinatorëve të Urdhrit të Psikologut në qarqet Elbasan, Lezhë, Shkodër, Dibër, Lushnje, Vlorë dhe Gjirokastër, Ju rikujton se janë rihapur aplikimet për Koordinator për qarqet:
1. BERAT
2. DURRËS
3. FIER
Çdo psikolog i cili ka interes për t’u bërë Koordinator i qarkut, në të cilin jeton dhe ushtron profesionin e tij, mund të aplikojë pranë Urdhrit të Psikologut, nëse plotëson këto kritere:
– Të jetë anëtar i rregullt i Urdhrit të Psikologut, që prej krijimit dhe funksionimit të insitucionit (të ketë shlyer tarifën e kuotizacionit rregullisht çdo vit).
– Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë në ushtrimin e profesionit të psikologut.
– Të mos ketë marrë masë disiplinore nga Komisionit Etik pranë Urdhrit të Psikologut.
– Të jetë person me integritet dhe i gjithëpranuar nga komuniteti i psikologëve në atë qark.
– Të ofrojë në dispozicion të komunitetit të psikologëve ambjentin e tij të punës ( zyra të jetë e aksesueshme nga anëtarët e atij qarku).
– Të përfaqësojë anëtarët e qarkut në adresimin e gjithë problematikave që ata kanë, duke ia drejtuar zyrës qendrore të Urdhrit dhe në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut, të ndjekë ecurinë deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre.
Të interesuarit duhet të paraqesin:
– Një kërkesë me shkrim, ku të arsyetojnë se përse duhet të jenë Koordinator i Urdhrit të Psikologut, për anëtarët në këto qarqe.
– CV e rifreskuar
– Dokumentacion provues që dëshmon adresën e saktë të ambjentit ku zhvillohet aktiviteti (Kontratë qiraje, shit-blerje etj).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve, do të jetë data 10.01.2022.
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut