Urdhri i Psikologut njofton të gjithë psikologët e licencuar, të cilët janë në procesin e marrjes së krediteve për rilicencim, se duke filluar nga sot datë 2 Qershor e deri në datë 30 Qershor, do të kenë mundësinë të aplikojnë pranë Komisionit të Edukimit në Vazhdim, për marrjen e krediteve për aktivitete të Edukimit në Vazhdim të paakredituara paraprakisht.
Të gjithë psikologët e interesuar, të cilët nga momenti i hyrjes në fuqi të Rregullores së Edukimit në Vazhdim (Dhjetor 2018) e deri me tani, kanë kryer supervizime, kanë marrë pjesë në trajnime, konferenca apo aktivitete të tjera të ndryshme jashtë vendit, në ato shtete me të cilat insitucioni ynë ka marrëveshje bashkëpunimi, kanë botuar artikuj shkencorë apo studime në revista shkencore në fushën e psikologjisë, duhet që të plotësojnë Formularin e Vetëraportimit, të cilin e gjeni në faqen zyrtare të Urdhrit të Psikologut, duke klikuar në linkun: https://www.urdhriipsikologut.al/formulare/ .
Formulatin e plotësuar së bashku me dokumentat bashkëngjitur që provojnë kryerjen e aktivitetit, ju lutemi të na i dërgoni fizikisht pranë zyrës qendrore të Urdhrit të Psikologut.

Lutemi shpërndani sa më shumë informacionin me kolegët!

Ju faleminderit!