Urdhri i Psikologut ju njofton se Kartat e Anëtarësisë 2021 (për psikologët e licencuar dhe ata praktikantë), do të vijojnë të shpërndahen nga dita e mërkurë, datë 17 Shkurt deri ditën e premte datë 19 Shkurt nga ora 09:00 deri në orën 10:00.

Shpërndarja e kartave do të kryhet poshtë ambjentit të zyrës qendrore të UP, në zbatim të protokollit të masave anti COVID-19.

Në vijim do të ketë informacion për oraret e shpërndarjes në javët pasardhëse për ata që nuk do të mund të paraqiten në ditët e publikuara më sipër.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Urdhri i Psikologut