Duke qenë se vazhdimisht na pyesin nëse kemi komunikuar ose jo për problemin e pagave të psikologëve shkollorë, më poshtë është vetëm shkresa e fundit e dërguar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku përcjellim të gjitha problematikat dhe shqetësimet e ngritura nga ana e psikologëve shkollorë. Urdhri i Psikologut do të vijojë politikat mbështetëse ndaj anëtarëve të tij. Në asnjë moment, asnjë nga shqetësimet tuaja nuk anashkalohet, por ështe e pamundur të publikojmë çdo korrespondencë. Këto shqetësime I janë përcjellë edhe Kryeministrisë.

Shkresa Drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë