Njoftim për hapjen e vendit të punës pranë Urdhrit të Psikologut!

Sektori: Sektori Juridik, Urdhri i Psikologut

Të nderuar,

Urdhri i Psikologut, hap thirrjen per të gjithë personat e interesuar, për pozicionin e lirë të punës pranë Urdhrit të psikologut, sektori Juriidk, pranë Urdhrit të Psikologut.

Personat e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

– të kenë zotësi të plotë për të vepruar dhe të jenë të aftë për punë;

-të mos jenë të dënuar apo në ndjekje penalisht nga organet e drejtësisë;

-të kenë përfunduar studimet e larta në fushën e drejtësisë;

-të ketë mbi 5 vite punë eksperiencë në fushën e drejtësisë;

-të kenë aftësi të mira organizative dhe pune në grup;

-të kenë njohuri të mira kompjuterike;

Do të përbëjë avantazh zotërimi i gjuhëve të huaja.

Personat e interesuar duhet të paraqesin pranë Urdhrit të Psikologut, deri në datë 31.05.2024, dokumentat e mëposhtme:

1. Kërkesë me shkrim ku të shprehin vullnetin për të aplikuar në këtë pozicion pune.

2.Dëshmi penaliteti

3.Currculum Vitae

4.Diplomat e noterizuara që provojnë kryerjen e studimeve të larta

5.Vërtetime të mëparshme punësimi, që provojnë eksperiencën mbi 5 vite.

Ju faleminderit!

Urdhri i Psikologut