#Repost @valbonatreska
Një moment historik për psikologjinë shqiptare 

Me shumë emocion dhe krenari dua të ndaj me ju se më 1 Korrik 2025, në Paphos, Qipro, u zgjodha anëtare e Bordit të Drejtorëve të Federatës Evropiane të Shoqatave të Psikologëve (EFPA), gjatë Asamblesë së Përgjithshme me pjesëmarrjen e 110 delegatëve nga 37 vendet anëtare.
Kjo është hera e parë që një përfaqësuese nga Shqipëria merr këtë rol drejtues në psikologjinë evropiane, një arritje që tejkalon dimensionin personal dhe kthehet në një vlerësim të përpjekjeve kolektive për ndërtimin e një profesioni të fortë, etik dhe përfaqësues.
Kur nisa rrugëtimin tim në drejtimin e Urdhrit të Psikologut, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të arrija deri këtu.
Në vitin 2021, u vlerësova nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë (APA) me Çmimin Presidencial “Për lidership të jashtëzakonshëm në ndërtimin e Urdhrit të Psikologut në Shqipëri”.
Atëherë e perceptova si pikën kulmore të suksesit tim profesional, pa e kuptuar se ishte vetëm fillimi i një rruge më të gjatë dhe shumë më të thellë përfaqësimi.
Faleminderit të gjithë kolegëve evropianë që besuan dhe mbështetën këtë proces.
Suksese Presidentes së sapozgjedhur Sofia Ramalho dhe kolegëve të Bordit: John Francis Leader, Ole Tunold, Caterina Arcidiacono, Robertas Povilaitis dhe Lotte De Schrijver.
Jam e nderuar të jem pjesë e këtij ekipi dhe të përfaqësoj me dinjitet psikologët shqiptarë dhe të gjithë kolegët nga vendet që meritojnë të kenë zë të barabartë në Evropë.

Rrugëtimi im në nivel evropian sapo ka nisur!
Recent Comments