Një lajm i mirë për komunitetin tonë profesional në Lezhë!

Me kënaqësi njoftojmë se Lindita Prega është tashmë Koordinatorja e re e Qarkut Lezhë pranë Urdhrit të Psikologut.
Një profesioniste me përvojë dhe përkushtim, që do të jetë pranë psikologëve të qarkut për t’i mbështetur, përfaqësuar dhe fuqizuar rolin e tyre në çdo fushë.

Falënderim i veçantë për Z. Hasan Muça, drejtues i DRAP Lezhë, për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shërbimit psikologjik.

🌟 Suksese në këtë rrugëtim, Lindita! Të gjithë së bashku për një profesion më të fortë dhe më të bashkuar!