Njoftim!

Urdhri i Psikologut njofton se duke filluar që nga sot, dita e hënë datë 26 Shkurt nis shpërndarja e Kartave të Anëtarësisë për vitin 2024 për të gjithë anëtarët tanë, si për ata të cilët janë të licencuar po ashtu edhe për praktikantët.

Të gjithë ata anëtarë të cilët kanë shlyer detyrimin e kryerjes së pagesës së kuotizacionit për këtë vit dhe ata që kanë aplikuar online në faqen zyrtare të UP për pajisjen me kartë, mund të vijnë të tërheqin Kartat e Anëtarësisë, duke filluar nga dita e hënë datë 26 Shkurt deri të premten datë 15 Mars, ora 09:00 – 11:00, pranë zyrës qëndrore të Urdhrit të Psikologut.

Për anëtarët të cilët banojnë në njërin prej qarqeve: Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje,Vlorë, Korçë, Gjirokastër apo Dibër, Ju informojmë se kartat mund t’i tërhiqni pranë Koordinatorit Lokal të Urdhrit të Psikologut.

Sapo koordinatorët të kenë në dispozicon Kartat e Anëtarësisë si dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, do t’Ju njoftojnë në lidhje shpërndarjen e tyre.

Ju faleminderit!

Urdhri i Psikologut