Njoftim!

Urdhri i Psikologut Ju njofton se sapo janë publikuar zyrtarisht listat me emrat e kandidatëve për të marrë pjesë në Provimin e Shtetit për psikologët, që do të zhvillohet në datat 18,19 dhe 20 Maj pranë QSHA-së .

Listat e plota me emrat e të gjithë kandidatëve mund ti gjeni në faqen zyrtare të QSHA-së në linkun bashkëngjitur:

https://bit.ly/3ld5rvF

Vëmendje!

Ju lutem orientohuni saktë lidhur me fushën tuaj te kompetencës. Për këtë ju vjen në ndihmë edhe përcaktimi i fushës së kompetencës që keni në Kartat e Anëtarësisë së këtij viti. Sqarojmë edhe njëherë se emërtimet që gjeni në këto lista nga QSHA i korrespondojnë këtyre fushave:

1.Psikologji klinike = Fusha e Shëndetit Mendor.

2.Psikologji organizacionale= Fusha psikologji Pune dhe Organizacionale.

3.Psikologji Ligjore= Fusha Psikologji Juridike.

4.Psikologji Edukimi Shkollore= Fusha Psikologji Edukimi.

Ju lutem respektoni oraret e përcaktuara nga QSHA për të marrë pjesë në Provim.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin pranë QSHA ditën e provimit:

– Kartën e identitetit (e detyrueshme)

– Kartën e anëtarësisë (nëse kanë tërhequr kartën e këtij viti)

Ju urojmë suksese 😊!

Urdhri i Psikologut