Të nderuar Anëtarë,
Vijojmë të konstatojmë pasaktësi në kryerjen e pagesave pranë UP.
Pak ditë më parë ju kemi dërguar të detajuar një email në adresat tuaja elektronike për të saktësuar mënyrën e pagesës, por situata mbetet e njëjtë.
Lutemi mbani në vëmendje që:
1. Pagesa duhet kryer në emrin Tuaj si anëtarë i Urdhri të Psikologut.
2. Pagesa nuk mund të bëhet në emrin e dikujt tjetër (bashkeshorti/ja, nëna, babai etj.)
3. Në pagesë të specifikohet qartë arsyeja përse po kryhet pagesa (psh. pagesë licencimi, pagesë kuotizacioni, pagesë për Provimin e Aftësimit praktik, etj.).
4. KUJDES! Pagesa për Provimin e Shtetit në vlerën 10.000L nuk kryhet pranë Urdhrit të Psikologut, por pranë QSHA-së.
Shpresojmë të kemi bashkëpunimin tuaj, pasi zyra e financës po has shumë vështirësi në detajimin e të dhënave për pagesat që kryhen.
Ju faleminderit,
Urdhri I Psikologut