Të nderuar anëtarë të Urdhrit të Psikologut!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zhvillon në datat 6-7 Mars 2023, në Pallatin e Kongreseve, Kongresin e parë të Shëndetësisë.Ky Kongres synon të bëjë bashkë të gjithë aktorët që mund të japin kontributin e tyre në një shërbim më cilësor, më shumë përkujdesës dhe inovator. Organizimi i tij përkon me kohën kur në të gjithë botën po i vihet theksi shëndetit dhe mirëqënies së individit. Në raportin e saj OBSH, vitin e kaluar, ndër të tjera solli në vëmendje problematikat dhe sfidat me të cilat po përballen vendet e ndryshme sidomos pas COVID- 19. Pjesëmarrja në këtë aktivitet krahas profesionistëve të tjerë është pjesë e anagazhimit dhe bashkëpunimit në funksion të një shërbimi cilësor.
Falenderojmë të gjithë psikologët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen gjatë këtyre ditëve.
Mire u takofshim,
Urdhri i Psikologut