Të nderuar anëtarë,
Ka filluar shpërndarja e grupit të dytë, prej rreth 250 kartash anëtarësie për vitin 2025, duke iu bashkuar kështu më shumë se 500 kartave të shpërndara më herët.
Të gjithë anëtarët që kanë aplikuar nga shkurti deri në maj për kartën e anëtarësisë ftohen të paraqiten pranë zyrave të Urdhrit të Psikologut për ta tërhequr atë. Ndërkohë për qytetet ku institucioni ka kordinatorë, kartat do të tërhiqen pranë tyre.
Faleminderit,
UPSH