Njoftim!

Urdhri i Psikologut Ju rikujton se punimet e Asamblesë së VI-të Kombëtare të Urdhrit të Psikologut do të mbahen në ambjentet e hotel ‘President’ në Lezhë, ditën e premte, datë 13 Maj ora 13:00. Sikundër Ju kemi njoftuar edhe më herët, Urdhri i Psikologut do të mundësojë një autobuz për transportin e anëtarëve nga Tirana në drejtim të Lezhës, i cili do të niset ditën e premte, në orën 11:00 pranë Korpusit Universitar, në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Në punimet e kësaj Asambleje do të shqyrtohen  analiza e veprimtarisë vjetore të organeve të Urdhrit të Psikologut, do të prezantohen e miratohen Buxheti Faktik 2021 dhe

Projekt – Buxheti 2022,

ndryshime ne disa akte nënligjore të Urdhrit të Psikologut etj.

Në përfundim do të ketë si gjithmonë një hapësirë të lirë për diskutime për anëtarët.

Ju mirëpresim!

Urdhri i Psikologut