Urdhri i Psikologut ka kënaqësinë t’Ju njoftojë se në datë 13 Maj ora 13:00, në ambjentet e Hotel “President” në Lezhë, do të zhvillohen punimet e Asamblesë së VI-të Kombëtare të Urdhrit të Psikologut.
Të gjithë anëtarët e interesuar për të marrë pjesë në këtë Asamble, për arsye të organizimit të këtij eventi, duhet të konfirmojnë më parë pjesëmarrjen e tyre brenda datës 6 Maj, në adresën e e-mailit: info@urdhriipsikologut.al
Kemi shumë kënaqësi t’Ju mirëpresim të gjithëve! Në ditët në vijim do të publikojmë rendin e ditës, axhendën e aktivitetit,si dhe do t’Ju informojmë lidhur me detajet e transportit që do të mundësojmë, nga qyteti i Tiranës deri në destinacion.
Urdhri i Psikologut