Mbështetur në V.K.M nr.624, datë 26.07.2020 “Për kriteret dhe procedurën e programit të çertifikimit të profesionistëve të shërbimeve të kujdesit shoqëror”, po përditësohet lista e plotë me emrat e psikologëve, që ushtrojnë profesionin në këto institucione, me qëllim identifikimin e tyre, sa i përket detyrimit për kryerjen e procesit të Edukimit në Vazhdim pranë ASCK-së.
Përpos marrjes së të dhënave nga institucionet përgjegjëse, po vijohet edhe me vetëraportimin e vendit të punës nga psikologët.
Duhet të plotësojnë linkun e aplikimit vetëm psikologët, të cilët ushtrojnë profesionin në një nga institucionet e poshtme:
1. Njësia e Vlerësimit të nevojave dhe referimit të rastit në një njësi administrative të një bashkie.
2. Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në një bashki.
3. Çdo strukturë tjetër, të një njësie së vetëqevrisjes vendore, që ka detyrë funksionale menaxhimin e rasteve të individëve në nevojë për përkujdesje shoqërore.
4. Çdo ofrues publik apo privat i shërbimeve të përkujdesit shoqëror,
Ngarkoni gjithashtu vërtetimin e rifreskuar të punës aktuale.
Linkun
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut