Super lajm✅
Urdhri i Psikologut ka nisur prej disa kohësh një seri kontaktesh me kompanitë më të mëdha në treg, me qëllim lehtësimin e shërbimeve në vlerë monetare për psikologët anëtarë të UP.
Pas lehtësimit të shërbimeve me Postën Shqiptare, vijmë me një Marrëveshje Bashkëpunimi me laboratorin më të madh të analizave në vend “INTERMEDICA”. 👏
Në këto kohë të vështira, reduktimi i kostove në shërbimet laboratorike që shkojnë nga 5% deri në minus 30% të vlerës së shërbimit, janë një ndihmesë e madhe për komunitetin tonë👍✅
Marrëveshja është firmosur nga Administratori i “Intermedica” Z.Vasil Llajo dhe Presidentja Znj.Valbona Treska.

Kartat e vlefshme të anëtarësisë të pajisura me kodin QR, tashmë do të shërbejnë edhe për identifikimin e psikologëve anëtarë të UP në të gjitha filialet e “Intermedica” në mënyrë që të përfitojnë nga uljet e dakordësuara🤝
Faleminderit Z.Llajo për bashkëpunimin e frytshëm!