Njoftim!

Urdhri i Psikologut ju informon se, me Vendimin Nr.2 datë 03.02.2021 të Këshillit Kombëtar, është miratuar Rregullorja e Zgjedhjeve e Urdhrit të Psikologut.

Bazuar në nenin 4, pika 1, të kësaj Rregullore, zgjedhjet për organet drejtuese të Urdhrit të Psikologut (Presidentit dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar), janë caktuar të zhvillohen në datën 27.03.2021.

Të gjithë psikologët, anëtarë të Urdhrit të Psikologut, të cilët janë të interesuar dhe plotësojnë kriteret ligjore për të kandiduar për anëtarë të Këshillit Kombëtar apo për President të Urdhrit të Psikologut, kritere këto të parashikuara specifikisht nga nenet 17, pika 1, dhe 18, pika 3, e Ligjit Nr.40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë”, duhet të paraqesin kandidadurat e tyre të shoqëruara me dokumentacionin e nevojshëm, parashikuar në nenin 8 të Rregullores.

Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentave për kandidim është data 27.02.2021 (bazuar në nenin 5, pika 1, të Rregullores së Zgjedhjeve.)

Urdhri i Psikologut informon të gjithë anëtarët e tij, se në datë 27.03.2021 do të zhvillohen vetëm zgjedhjet për organet drejtuese të Urdhrit, gjithëmonë në varësi edhe të gjendjes së shkaktuar nga Coivid 19, ndërsa punimet e zakonshme të përvitshme të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Psikologut do të shtyhen për një datë tjetër, me qëllim që të jetë i mundur zhvillimi i saj në kushte normale e me pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë të anëtarëve, duke qenë se zhvillimi i Asamblesë online, për arsye teknike është aktualisht i pamundur.

Ju faleminderit dhe suksese!

Urdhri i Psikologut