Njoftim për regjistrimin në provimin e praktikës!
Urdhri i Psikologut u bën thirrje të gjithë psikologëve praktikantë, të cilët e kanë përfunduar periudhën e ushtrimit të praktikës profesionale, se duhet të dorëzojnë një kërkesë me shkrim pranë zyrës tonë, brenda datës 25 Janar 2021 (afati përfundimtar), ku të shprehin vullnetin për të marrë pjesë në grupin e dytë të psikologëve, të cilët do t’i nënshtrohen Vlerësimit të Aftësimit Praktik (provimit të praktikës profesionale).
Tarifa për regjistrimin në Provimin e Praktikës është në vlerën 3000 Lekë dhe kryet pranë çdo filiali të Raiffeisen Bank, si dhe pranë pikave të Postës Shqiptare në numrin e llogarisë bankare të Urdhrit të Psikologut.
Sjellim në vëmendje se dosja e secilit nga psikologët, që do të nënshtrohen këtij provimi, duhet të ketë të përfshirë përveç kërkesës për provim edhe këto dokumentacione:
Dokumentacioni i regjistrimit ne praktike:
1.Kontrata e punës
2.Kontrata e supervizimit
3.Programi i praktikës profesionale
Dokumentacioni i perfundimit te praktikes:
4.Vlerësimi i supervizorit për periudhën e ushtrimit të praktikës profesionale
5.Vertetim i kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore nga ealbania
Mos plotësimi i dokumentave të mësipërme, bëhet shkak për mos përfshirjen në Vlerësimin e Aftësimit Praktik.
Sqarojme gjithashtu se dokumentacioni i dorezuar nje here prane Urdhrit nuk eshte i nevojshem te risillet.
Bashkëngjitur gjeni edhe linkun me Pyetjet Orientuese të Provimit të Praktikës Profesionale: https://www.urdhriipsikologut.al/pyetjet-e-praktikes…/…
Lidhur me datën e kryerjes së Vlerësimit të Aftësimit Praktik, Urdhri i Psikologut do t’Ju njoftojë në ditët në vijim.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Urdhri i Psikologut